Futboll

Porta e Dritës më e sigurta

Epiteti i mbrojties më të mirë në BKT Superligën e Kosovës i takon skuadrës së Dritës.

Bardhekaltërit me 25 gola të pranuar në fund të kampionatit, janë skuadra që kanë pranuar më së paku gola në elitën e futbollit kosovar.

Drita përfundoi si nënkampione e këtij edicioni, me 64 pikë pas 36 ndeshjeve.

Mbrojtia startuese e Dritës për këtë edicion: Ardian Limani, Ardian Cuculi, Princ Balde dhe Ilir Blakqori të cilët luajtën shumicën e ndeshjeve, ndërsa në portë ishte gardiani Faton Maloku.

/Gazeta OLLE/

You Might Also Like