Futboll

Sokoli: Po na lëshon përqendrimi

Vllaznia e Pozharanit po luan mirë pjesën më të madhe të lojës, por nuk po mund të qëndrojë deri në fund e në këtë po ndikojnë shumë elemente, të cilat nuk po mund t’i përmirësojë as Bylbyl Sokoli.

“Bëmë zëvendësime, caktuam edhe lojtarin që do të markonte lojtarin që do të hynte në fushë, por ekipi i ynë nuk ka forcë që të përqendrohet 90 minuta dhe kjo na ndodhi me Llapin, na ndodhi me Trepçën ’89 e  na ndodhi edhe sot. Kemi përmirësime në lojë, por kjo nuk mjafton. Mungojnë shumë faktorë, fizikë, taktikë, teknikë e çka jo tjetër. Lojtarët tanë dhanë maksimumin, por kjo nuk mjafton”, ka thënë Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Vllaznisë.

You Might Also Like