Portieri i FC Drita, Faton Maloku këtë të martë ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Gardiani i FC Drita pritet t’i kryej gjitha procedurat e mëtejme deri në shërim të plotë.
FC DRITA i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin e tyre.
Të rikujtojmë se Faton Maloku ishte lënduar në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, e cila kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Ai pritet të mungojë deri në fund të sezonit./kryelajmi.com/.