Gjilan

Qytetarët e Gjilanit tani e tutje do të kenë rol vendimarrës në planifikimin e buxhetit komunal dhe projektet që do të realizohen për vitin 2024

Qytetarët e Gjilanit tani e tutje do të kenë rol vendimarrës në planifikimin e buxhetit komunal dhe projektet që do të realizohen për vitin 2024. Pra, jo vetëm dëgjime publike, por vendimarrje qytetare.
Gjithëpërfshirja në këtë proces është prioritet i yni. Bashkë me qytetarët e Gjilanit dhe me komunitete dhe organizata të ndryshme, do të kemi planifikim, realizim, mbikqyrje dhe llogaridhënie të plotë për buxhetin komunal.
Në takim me grupin punues diskutuam për organizimin e aktiviteteve, ku së shpejti bashkë me banorët e Zhegrës, Bresalcit, Mireshit, Rininë dhe Gratë e Gjilanit, do të fillojmë takimet informuese për procesin e vendimarrjes së tyre përmes organizimit të votimit në fshatrat e tyre, për projektet që ata do ti zgjedhin dhe ne si drejtori për buxhet dhe financa do ti planifikojmë në buxhetin e vitit 2024.
Grupi punues për përgaditjen e planifikimit të buxhetit, sot ka mbajtur takimin e parë ku janë diskutuar modalitetet e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të qytetarëve në procesin e planifikimit të projekteve.
Brenda tri viteve, secila lagje dhe fshat në Gjilan, do të vendos drejtëpërdrejtë me votën e tyre, për buxhetin që ju takon dhe projektet që duan t’i realizojnë sipas prioriteteve që ata duan ti kenë.
Kjo tregon një kujdes të veçantë për qytetarët tanë dhe synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjësinë e institucioneve komunale ndaj qytetarëve.
Qytetarët janë burimi më i rëndësishëm i fuqisë së ndryshimit dhe inovacionit, dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm drejt qeverisjes së mirëqënies dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

You Might Also Like