Futboll

Pos humbjes me rezultat zyrtar, vije dënimi shtesë për SC Gjilanin

Incidenti i minutës së katërt shtesë kur është sulmuar portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri i ka sjellë telashe SC Gjilanit. Kështu dje, Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3, që Gjilanit ia vështirëson punët në garën për titull.

Sot, SC Gjilani ka marrë edhe një dënim tjetër nga  komisioni disiplinor i FFK-së, pas incidentit në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Gjilani dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan.

Pra, Gjilani do të duhet të gjejë një stadium ku do t’i zhvillojë tri ndeshjet e radhës si vendas ndaj Drenicës, Feroniklit dhe Prishtinës, ku edhe nuk do të ketë prani të shikuesve e do të mund t’a zhvillojë ndeshjen si vendas ndaj Dritës.

You Might Also Like