ARSIMI

PRESHEVA NËPËR KOHË 6-të VITE ME UIVERSITET

Shkruan: Kujtim Sadriu

Sot 6 -të vite më parë filloi ligjërata e parë me një numër të konsiderueshëm të të rinjëve nga Presheva, Bujanoci e më gjërë që kishin shprehur vullnetin e tyre që të fillojnë studimet në prag të shtëpisë, pranë Universitetit Internaciona të Novi Pazarit dega në Preshevë.

Universiteti Internacional i Novi Pazarit në Preshevë në majt të vitit 2014 fillimisht hapi zyren në rrugën Zenel Ajdini ku rinia e kësaj treve tregoi një interesim të madh për të studiuar në prag të shtëpisë. Qëllimi i kësaj rinie ishte jo vetëm të studiojnë këtu, por ishte edhe vullneti i tyre që mos të boshatiset Presheva, ti japin gjallëri dhe duke u qëndruar stoik pran familje dhe vendit të tyre. Poashtu një numër i kosiderueshëm i studentëve qishin filluar studimet në shtetet e rajoni u rikthyen në Preshevë për ti vazhduar studimet.

Më 14 tetorë 2014 në rrugën 15 Nëntori në hapsira të vogla filluam edhe me ligjëratën e parë ku ishin pjesmarrës shumë profesor, dhe politikan nga vendi dhe rajoni për të mbështetur këtë vatër të dijes edjkativo-arsimore.

Siq do të potenconte Wiston Churchill: “Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë”.
Pra, si qëllim i mirë dhe i nderit deshti Zoti me njerëzit vullnetë mirë që për pesë vite nga një zyre e vogël të ndërtohet një objekt universitar.
Më 29 maj 2017 në ditën kur u hap zyrja në mënyrë solemne u vendos gurthemeli për ndërtimin e objektit universitar. Edhe për kundër vështirsive dhe investimeve të mëdha arritum që pas pes viteve pikërisht në ditën kur filloi ligjërata e parë dhe ku edhe u përuruar objekti universitar.

Nga ata që kanë diplomuar, deri më tani janë të sistemuar në sektorin publik dhe atë privat mbi 68 profesionistë.

You Might Also Like