Në Viti të enjtën përmes një ceremonie është prezantuar dhe lansuar Analiza e Zingjirit të vlerave me plan implementues për Komunën e Vitisë dhe broshura e përbashkët “Komuna Ime”. Kjo ceremoni është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, me Agjencionin Austriak për Zhvillim (ADA) dhe të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe atë në kuadër të aktiviteteve për implementimit të projektit InTerDev 2.
Duke folur në këtë takim Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se pas një viti të zbatimit të këtij projekti po bëhet lansimi i dy të arriturave të tij. “Kur në mbledhjen e kaluar të Bordit të Projektit përmenda se në
komponentën për: Zhvillim të Kapaciteteve dhe Bashkëpunim Ndër-komunal kemi arritur që të sigurojmë mbështetje teknike dhe zhvillimore për bujqësi të qëndrueshme për sektorët e ndryshme duke përfshirë dhe temat e prodhimtarisë organike, udhëzuesin praktik dhe qasje për mostra biznesore, planet e marketingut me të vetmin qëllim që prodhuesit të zgjerojnë veprimtarit e tyre, kisha ndërmend edhe faktin se në komunën tonë është hartuar dokumenti i Zingjirit të Vlerave për turizëm (mikpritje dhe gastronomi) dhe bujqësi (pemë, perime dhe kultura drithi) si dhe fal bashkëpunimit të Grupeve Lokale të Veprimit të të tri komunave partnere edhe nxjerrja e Broshurës Komuna Ime, në të cilën janë dhënë informacione për shërbimet që ofrohen në tri komunat”, u shpreh Kryetari Haliti.
E Gunther Zimmer, drejtues i Zyrës së Koordinimit për bashkëpunim teknik të Ambasadës Austriake në Prishtinë, u shpreh tejet i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Vitisë, respektivisht me gatishmërinë e kryetarit Haliti që ky projekt të realizohet. Ai ndër të tjerash ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme që do ta ketë komuna e Vitisë, e cila ka
treguar punë efikase dhe bashkëpunim të shkëlqyer në realizim të projekteve. Gjatë këtij takimi Përfaqësuesit e Grupeve Lokale të Veprimit të Komunave, Dragash, Shtërpcë dhe Viti, kanë prezantuar broshurën e përbashkët dhe nismat e tyre ndërkomunale.Aziz Zuka