Futboll

Prishtina – Drita, pas pjesës së parë gjithçka mbetet e hapur

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Drita, që është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në Futboll. Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0.

Në minutën 6, Genc Nuza dha penalti për Prishtinës, por u duk qartë se Ovouka i kishte duart prapa e u desh që të shkojë vetë gjyqtari që të vërtetohet dhe ai anuloi vendimin e mëparshëm. Pas kësaj ngjarje Drita e nisi presionin dhe e detyroi mbrojtjen e Prishtinës që disa herë të gabojë dhe në njërin prej këtyre gabimeve rast shumë të mirë pati Ajzeraj në minutën 11, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Gjokaj.

Në minutën 16, Ajzeraj për mrekulli harkoi për Selmanin, që ishte në anën e djathtë, por ky nga afërsia me kokë gjuajti jashtë portës.

Një kombinim i tepruar i Dritës në mbrojtje, në kohën kur ishin me një lojtar më pak në fushë shkaku i lëndimit të Selmanit i ka kushtuar Dritës, kur Huruglica gabimisht ktheu topin prapa te Jashari i Prishtinës, i cili e gjeti Kryeziun, që me të majtën qëlloi topin në këndin e poshtëm të majtë të Malokut. Por, edhe kësaj radhe Drita pati fat, ngase në rrëzim e sipër, Jashari e kishte prekur topin me dorë, andaj pas shikimit të sistemit Var, goli u anulua./kryelajmi.com/.

You Might Also Like