Futboll

Prishtina e Re e “dërmon” SC Gjilanin në miqësore

Gjilani shpartallohet në Bansko nga Prishtina e Re
Në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Bansko të Bullgarisë, KF Prishtina e Re ka turpëruar SC Gjilanin me rezultat të thellë 5-0, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi formën e skuadrës gjilanase.
Përkundër transferimeve të shumta dhe bombastike gjatë verës, Gjilani u tregua krejtësisht i pafuqishëm dhe i çorganizuar përballë një Prishtine shumë më të qartë në lojë dhe ide.
Ky disfatë e rëndë, edhe pse në miqësore, ka lëshuar alarmin te tifozët dhe drejtuesit e klubit.
A do të jetë ky ekip i gatshëm për të luftuar për titullin kampion kur sezoni të nisë zyrtarisht? Kjo mbetet për t’u parë në javët që vijnë.

You Might Also Like