Futboll

Ramadani: Arritëm objektivin dhe kjo është me rëndësi

Kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha pas ndeshjes se objektivi është arritur, duke uruar futbollistët për angazhimin.

“I uroj futbollistët për fitore dhe angazhimin. Fushë e vështirë dhe kundërshtarë i fortë. Pjesa e parë na takojë neve, me dy shtylla dhe 1 gol. Në pjesën e dytë menaxhuam ndeshjen dhe e ruajtëm epërsinë. Arritëm objektivin dhe kjo është me rëndësi. Edhe sot patëm mbështetjen e ‘Skifterave’ të cilët na mbështes dhe vetëm ata që janë në fushë e dinë se çfarë përkrahje e madhe ishte”, tha Ramadani.

You Might Also Like