Përsiatje letrare dhe jashta(letrare)
Profili krijues dhe krijimtaria letrare e Biser Mehmetit
Shkruan: Nijazi RAMADANI
Para se të kaloj në shpërfaqjen e botimeve të autorit, më lejoni të bëj një digresion të vogël, por sikur të ishim tubuar sot në një manifestim letrar dhe të kishim lënë mundësinë që të merrnin pjesë të gjithë të interesuarit, këtu do të kishin defiluar dhjetëra poetë. Bie fjala poet i kazasë sonë do të kishte shënuar në biografinë e tij të paktën dhjetëra vepra *(jo) poetike.
Çdo vjet, nga disa shtëpi botuese te ne, dalin nga disa vepra poetike edhe aso joletrare që pretendojnë të thirren si letrare që në total na dalin disa dhjetëra libra për një vit. Dhe, po të duam tash, me analogji, të shohim sa libra joletrarë botohen në vit, ose të marrin dhe periudhë më të gjatë se një vit, numri i veprave publicistike që merren me fenomene të realitetit shoqëror, e jo vetëm me reflektimin e realitetit nga këndi i imagjinatës, do të na dilte numri fare modest!
Pikërisht këtu dua ta ndërlidh vështrimin tim përse është me rëndësi të vlerësohet kjo vepër e autorit Biser Mehmeti.
Sikur në të mos kishte asgjë tjetër me rëndësi, do të mjaftonte fakti që ai merret me atë që ne si autorë shpalosim profilin letrar, por merremi me qasjen analitike të një vepre prozaike letrare. Po të bënim një pyetësor për ne si lexues që të përkujtojmë veprat që merren me kritikën letrare dhe jashtë letrare, etj., sigurisht se pak botime do të na kujtoheshin. Jo pse nuk lexojmë, por ngase ato janë të pakta. Ky trend është diçka që duhet të ndryshojë, intelektualët tanë duhet të lirohen nga pasiviteti dhe mosinteresimi i tyre, por dhe ndoshta nga ndjenja e inferioritetit se ndoshta dikush tjetër mund t’i bëjë gjërat më mire se ata.
Sot ka shumë vepra që pretendojnë të quhen “vepra letrare” po realisht pak ka vepra të mirëfillta letrare. Mundësia për botim është e madhe, por krijimtaria e mirëfilltë letrare do të mbijetoi vetëm si vlerë. Pikërisht sot kur kritika e mirëfilltë letrare, fatkeqësisht, po mungon. Është thënë edhe nga të tjerët se tashmë kritika letrare është “kritikë e miqve”, prandaj edhe ajo nuk mund të jetë reale. Nëse sot e bën një kritikë reale për një krijues ai mund të krijojë bindje se ti je kundër tij e jo kundër krijimtarisë së tij. Pra, dhe përskaj të potencialit intelektual që nuk duhet të vëmë në dyshim, ne nuk kemi vepra të mjaftueshme që do të kishin bërë analizë më të thella të zhvillimit të tyre. Ne si bie fjala, nuk kemi vepra që do të trajtonin një segment tepër të rëndësishëm të aspekteve teorike,.kur kemi në shtyp hiperproduksion të vlerësimeve nga publicistë, analistë dhe intelektualë të tjerë, por nuk kemi analizë libreske.
Në kushtet kur ende nuk kemi arritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim përmbi të, dhe detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hap cilësor shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e djeshëm dhe të sotëm shqiptar… Këtu paraqitet një pjesë e vogël e trajtimeve, dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, a artikujve letrare dhe e materialeve të botuara në shtypin e shkruar dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme
Profilizim letrar i autorit Biser Mehmeti
Biseri sot shkruan edhe atëherë kur nuk ka çka të shkruajë, ai ka botuar këto ditë pas tregimeve romaneve edhe rikthimi i suksesshëm me veprën e parë me poezi,”Zhgjëndërr e vrarë”, për tregimet me titull, “TAKIMI ME VRASËSIN TIM”, “B.MUSLIU”, Gjilan 2019 që shpresojmë se edhe veprat e tjera i presin që të dalin nga shtypi..
Profili krijues dhe krijimtaria letrare e tij
Biser Mehmeti është në mesin e krijuesve që i janë përkushtuar me tërë qenien prozës, i cili gjithnjë e më tepër po e dëshmon prirjen e tij në këtë zhanër të letërsisë, i cili s’është aspak i lehtë. Edhe pse si shumë krijues të tjerë hapat e parë në fushën e letërsisë i ka bërë në poezi, duke botuar një numër të konsiderueshëm të krijimeve të tija në shtypin e kohës, ky krijues duket sikur aftësitë e tija i shpreh më mirë në prozë, sidomos në roman. Bashkëpunimi me edicionet botuese është në nivel të mirë. Një kontribut të madh në afrimin e krijuesve po e jep edhe SHB “Rrjedha” nga Gjilani,*( ku ky autor i ka të botuara dy veprat e fundit ” Katër kalorësit e apokalipsit”(Tregime) te cilat janë shpërblyer ne konkurse letrare dhe romane: “Jetë e mohuar”, SHB Rrjedha) pjesëmarrja në promocione letrare dhe artistike, sikur edhe në manifestime të ndryshme jeta dhe krijimtaria na bashkon të gjithë krijuesve. Pas botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të përmbledhjeve me tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), së fund ky krijues që premton shumë u paraqit para lexuesve me romanin e tij të dytë me titull mjaft figurativ: “Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”),.”Dielli i ftohte”,roman, ÇMIMI I TRETE, Botues “Buzuku”, Prishtine, 2016. dhe botimin e përmbledhjes ne vargje te ars-clubi “B.Musliu”,
Në letrat shqipe prozator ka të botuar romanet ( “Nata pa mëngjes”, “Vatra”, Shkup, “Jetë e mohuar”,Shb Rrjedha Gjilan 2011 si dhe përmbledhjen me tregime “Katër kalorësit e apokalipsit”,Shb Rrjedha Gjilan, me çfarë tematika e përbashkët i shoqëron këto dy libra. Zakonisht ky, krijues e ka të vështirë të fletë për krijimtarinë e tij, sepse mund të jetë subjektiv. Megjithatë kritika i ka pritur mirë veprat e mia të botuara. Tematika që trajtoi në krijimtarinë letrare kryesisht është bota psikologjike e njeriut në botën ku ai jeton, pastaj preokupimet e tija me rrethin, me njerëzit, po edhe me të gjitha ato që e rrethojnë. Pra, bota psikologjike e njeriut është diçka e mistershme që e tërheq ta trajtoj në krijimtarinë e tij letrare.
Hapat e parë në krijimtarinë letrare i ka bërë në kohën e studimeve, atëherë kur pata filluar t’i botoj edhe poezitë e para. Botimi i tyre në gazetat dhe revistat e atëhershme më ka dhënë kurajë për të vazhduar edhe më tutje me krijimtari letrare. Natyrisht duke e marrë atë si diçka shumë serioze dhe duke krijuar me përkushtim të madh. Po poezia që shkruani, Mehmeti është sikur e shumicës së krijuesve që e fillojnë me poezi, por nuk ndalën dot për të përvijuar dhe sprovuar vetën edhe në gjinitë tjera. Ai, si studentë pata filluar të shkruaj poezi. I ka të botuara në shtypin e Kosovës mbi 40 poezi. Mirëpo shkaku pse deri më sot s’ka botuar ndonjë libër me poezi është fakti se sot poezia po botohet pa kriter që nuk kanë stil, as formë dhe as përmbajtje letrare, andaj pse është poezia. Kjo ishte edhe arsyeja që e largon “e braktisë” atë nga poezinë dhe filloi t’i përkushtohet prozës respektivisht romanit.
Mehmeti është i në fshatin Sefer, aty ku ka mbaruar dy klasat e para të shkollës fillore. Natyrisht edhe pse në moshë shumë të vogël ende i mban mend shumë gjëra nga vendlindja. Sidomos s’mund të largojë kujtimet nga shkolla, atëherë kur në një dhomë një mësues i mësonte nxënësit e katër klasëve. Biseri, po ashtu nuk mund ta harroj as pejsazhin e bukur që kishte vendlindja ime, kodrat e larta dhe fushat e pakta. Vendlindja e tij, e reflektuar edhe në krijimtari është një fshat malor ku as atëherë e as sot s’ka pasur rrugë të kalueshme. Pastaj për të vazhduar shkollimin nga klasa e 5-të duhej udhëtuar në këmbë deri në 8 km. Kjo ishte arsyeja që ai dhe fshatarët e braktisën fshatin dhe sot ka mbetur i shkretë.
Biser Mehmeti kishte një fëmijëri që s’dallohet shumë nga fëmijëritë e të tjerëve. Atëherë kur kohën më të madhe e kalonte, duke luajtur lojëra të ndryshme me fëmijët e lagjes. Natyrisht që fëmijëria është periudha më e lumtur e jetës që nuk mbetët pa u reflektuar edhe në krijimtarinë letrare të tij.
Biseri është i lindur në fshatin Sefer, kurse jeton në Ferizaj, ku të kryer shkollën fillore dhe të mesme, kurse fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Gjatë studimeve për botimin e shkrimeve të tij, Biseri ka bashkëpunuar sidomos me revistën “Zëri i rinisë” dhe “Bota e re”, ku ka botuar një numër të madh të shkrimeve gazetareske, po edhe letrare. Mirëpo, më vonë e braktisë gazetarinë për t’u përkushtuar në krijimtari letrare.