OPINION

Prokuroria duhet të merret me të gjeturat e Zyrës së Auditorit Kombëtar

Ismajl Kurteshi

Prokuroria duhet të merret me të gjeturat e Zyrës së Auditorit Kombëtar

Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Gjilanit, për vitin 2021

Raporti i Auditorit për vitin 2021 prezanton shkelje nga më të ndryshmet që Komunës, gjegjësisht qytetarëve tanë u kanë sjell dëme shumë të mëdha.

Po e filloj me konstatimin e auditorit që dëshmon se detyrimet kontingjente janë 14. 428.529 euro.

1. Shkelja e parë e identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit është:

Prezantimi jo i saktë i detyrimeve kontingjente në PFV.

Si shembull janë marr katër padi të bëra ndaj Komunës, në vlerë totale prej 301. 299 euro, të cilat ishin të regjistruara nga dy herë, në regjistrin e detyrimeve kontingjente.

Të nderuar koleg,

ky manovrim paraqet falsifikim të dokumenteve zyrtare, nga vetë zyrtarët e Komunës.

2. Shkelja e dytë cilësohet si:

Keq klasifikim i shpenzimeve në kategori ekonomike.

330.194 euro nga kategoria investime kapitale, Komuna kishte paguar për mirëmbajtjen teknike të objekteve komunale si dhe mirëmbajtjen verore të rrugëve, në vlerë 181. 821 euro, të cilat sipas UA nr. 04/2019 MF konsiderohen mallra dhe shërbime, ndërsa vlera prej 118. 693 euro ishin paguar për shpronësimin e tokave nga kategoria mallra dhe shërbime dhe komunali, si dhe 29.680 euro, nga kategoria subvencione për shpronësimin e tokave.

Manovrimet e këtilla paraqesin shkelje flagrante të UA për klasifikimin e shpenzimeve.

3. Shkelja e tretë ka të bëjë me:

Përdorimin e gabuar të procedurës së prokurimit.

“Komuna më 14 mars 2019 kishte lidhur kontratë në vlerë 871.173 euro, për ndërtimin e tregut të gjelbër.

Zyra e Prokurimit, më 22 Prill 2021 (tri vite pas kontratës së parë), ka lidhur kontratë shtesë, në vlerë 509.177 euro, pas aplikimit të procedurës së negocimit, pa publikim të njoftimit për kontratë, duke iu dërguar ftesë vetëm tre operatorëve ekonomik, mirëpo, vetëm operatori që e kishte kontratën bazë e kishte dërguar ofertën edhe pse në këtë rast duhej të aplikohej kontrata e hapur. Ky projekt duhej të përfundonte më 22 Korrik 2021, mirëpo ende nuk ka përfunduar”, edhe pse është përuruar nga ish kryetari, më 28 Nëntor 2021.

Kjo në praktik do të thotë kurdisje, dyfishim i shpenzimeve dhe afateve kohore, si dhe shkelje e Udhëzuesit për Prokurim Publik.

Tejkalim i kontratës publike kornizë, është njëra nga llojet më të shpeshta të shkeljeve.

“Komuna, më 17 Dhjetor 2020 kishte lidhur kontratë publike kornizë me çmim për njësi për rregullimin dhe hapjen e rrugëve të rendit të tretë, pastrimin e lumenjve dhe largimin e deponive të egra, në vlerë 240.000 euro. Komuna më vonë ka bërë tejkalim prej 72.000 eurove, edhe pse në këtë rast nuk vlen rregulla që lejon, tejkalim të kontratës për 30%.

Kështu është shkel nenit 56 i Rregullores dhe Udhëzuesit operativ, ky është keq menaxhim, por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe keqpërdorim.

4. Shkelja e radhës ka të bëjë me:

Subvencionimin e OJQ- së pa bërë thirrje publike.

Në emër të manifestimit” Flaka e Janarit 2021”, ish Kryetari i Komunës, me vendim të datës 23 prill 2021 (katër muaj pas përfundimit të “Flakës së Janarit”), e kishte subvencionuar Organizatën Joqeveritare “Vepro”, në vlerë 17.350 euro, pa bërë thirrje publike, ashtu siç kërkohet me Rregullore.

Ky veprim paraqet privatizim të buxhetit të Komunës nga ish kryetari, veprim ky i dënueshëm me të gjitha ligjet në fuqi.

5. Shkelje e rënd trajtohet edhe:

Pagesa e kryer për shërbimet e pa kontraktuara.

Në kontratën publike kornizë: “Pastrimi i objekteve shkollore…” e nënshkruar, më 15 mars 2019, në vlerë 1. 256. 050 euro, auditori ka vërejtur se te pagesa në vlerë 37.958 euro ishte përfshirë edhe pastrimi i 12 shkollave të cilat nuk ishin paraparë në kontratë. Vlera e paguar për pastrimin e këtyre shkollave është 29.688 euro.

Kjo paraqet as më pak e as më shumë se, shkelje të rregullave dhe udhëzuesit operativ për prokurim publik.

6. Shkelja e radhës paraqet:

Mangësi në lidhje me marrëveshjen për shërbime të veçanta.

Komuna në vitin 2021 kishte angazhuar 103 persona me marrëveshje për shërbime të veçanta. Auditori ka konstatuar se Komuna nuk kishte zhvilluar procedura të prokurimit publik për angazhimin e tyre.

Kështu jo vetëm se është shkelur neni 84 i Ligjit për zyrtar publik, por edhe janë keqpërdorur fonde të Komunës për blerje votash për zgjedhjet lokale.

7. Shkelja në vijim ka të bëjë me:

Mosrespektimin e hapave për procedimin e pagesave sipas rregullave.

Nga 68 mostra të provuara, në 13 raste , në vlerë 429.710 euro, për investime kapitale dhe 13 raste në vlerë 482.287 euro për mallra dhe shërbime, nuk janë respektuar procedurat për kryerjen e pagesave.

Kjo paraqet shkelje të rënd të nenit 22 të Rregullores Financiare nr. 01/2013 MF.

Edhe manipulimi me definimin e sasive në kontratat publike kornizë është shkelje serioze.

Te pagesa në vlerë 54.645 euro, e kontratës publike kornizë, “Sanimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik në qytetin e Gjilanit” e datës 20 dhjetor 2018, në

vlerë 181.796 euro, është identifikuar tejkalim i sasive në 15 pozicione, në vlerë 25.301 euro, në krahasim me sasinë e kontraktuar.

Me këtë rast është shkelur Ligji i Prokurimit Publik 04/L-042 dhe Rregullorja bashkë me UA për Prokurim Publik.

8. Falsifikimet gjatë regjistrimit të pasurive kapitale, është edhe një shkelje e ekzekutivit gjatë vitit të kaluar.

Pasuria në vlerë 174.500 euro, për shpronësim të tokës, në regjistrin e pasurisë, figuron në klasën e pasurive investimet në vijim, edhe pse kjo duhet të regjistrohet në regjistrin e pasurisë toka.

Pagesa në vlerë 120.000 euro dhe 16.528 euro për mirëmbajtjen verore të rrugëve, si dhe pagesa në vlerë 42.264 euro për mirëmbajtje teknike të objekteve, ishin regjistruar si pasuri kapitale.

Edhe kjo dezinformatë paraqet falsifikim të dokumenteve zyrtare.

9. Shkelja e fundit e evidentuar nga auditori në këtë raport është:

Vonesa në kryerjen e obligimeve të papaguara.

Në 13 raste Komuna, obligimet financiare ndaj shpronësimeve në vlerë 4.373.191 euro nuk i kishte paguar edhe pse afati për pagesë ishte 24 muaj.

Kjo dukuri paraqet jo seriozitet, papërgjegjshmëri dhe dëmtim të imazhit të Komunës.

Për shkeljet që kanë ndodhur në Komunën e Gjilanit, në vitin 2021 dhe vitet pararendëse, mund të flitet për orë të tëra, edhe pse në këtë raport nuk janë përfshi të gjitha shkeljet, keqpërdorimet e falsifikimet. Megjithatë vetëm këto shkelje e keqpërdorime që u përmendën këtu sot, mjaftojnë për të ngritur padi në prokurori, nëse prokuroria nuk vepron eksoficio, kundër zyrtarëve që shkelën ligje e procedura, atyre që falsifikuan dokumente për përfitime personale e grupore dhe keqpërdoruesve të identifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

28. 07. 2022

You Might Also Like