Shefik Surdulli
Deri më tani, siç e dimë të gjithë, nuk është shpikur as një formë tjetër parandaluese (as shëruese madje!) ndaj virusit COVID – 19, pos respektimit të masave të rëndomta (por të domosdoshme dhe efikase) parandaluese që po përdorën në krejt botën virale: maska – distanca – hixhiena…!
As më të afërt, as më të largët nuk bëhemi edhe nëse përshëndetemi nga distanca dhe pa ia “cakë” dorën njëri tjetrit, e pa e përqafue; as edhe nëse ulemi bashkë.
Mundë të flasim shlirë dhe sa t’duam e çka t’duam, edhe me maska mbi gojë.
Sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet të ri, aq më mirë e më kollaj për secilin prej nesh, për të gjithë ne. Për shëndetin tonë personal, në plan të parë, për rrethin ku jetojmë, gjithsesi!
Kështu e mposhtim edhe stresin, frikën dhe të gjitha dilemat për ktë sëmundje globale të shekullit!
Kaq lypset nga ne.
Krejt e thjeshtë:
MASKËN dhe distancën sociale – fizike!
Hixhiena, e para si rëndom!
Bëjeni, ta rrisim ndërgjegjjen, se gjithçka varet nga sjellja jonë, nga edukata dhe disiplina!
Shëndet për të gjithë ju njerëz të mirë!