OPINION

Sanksione apo Liberalizim ndaj Kosovës

Autor: Msc. Skender Berisha

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën edhe pas plotsimit të kritereve të parashtruara nga Bashkimi Evropian, duke u munduar dështimin e tyre ta mbulojnë me Virusin COVID 19, është papërgjegjësi dhe e papranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Termin mosliberalizim lirisht mund ta quajm Sanksion. Sanksionet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës për lëvizje të lirë në shtetet e BE-së, edhe pas plotsimit të kushteve nga ana e Kosovës nuk janë tanimë dështime që i faturohen Kosovës, por ato kanë adresën në shtetet antare të BE-së, që premtimeve të tyre farse nuk u erdhi fundi asnjëherë. Kosova si shtet i njohur nga shumica e vendeve të BE-së, tani po bartë pasojat e besimit ndaj premtimeve të liderëve Evropian, që dihen historikisht që fjalën e dhënë nuk e kanë mbajtur asnjëherë. Së fundi pamë vizitën e kryeministrit të Kosovës në Francë, që me vend u cilësua për Kosovën si humbje kohe, pasi që Franca po mundohet të paraqitet faktor kundrejt shteteve tjera të unionit. Samiti i paraparë është një paraqitje mediatike sa për t’u dukur kinse shanset akoma ekzistojnë për rifillimin e dialogut, por dihet qartë se Kosova pa SHBA-të nuk është e gatshme të rifillojë negociatat, ngase tani edhe skena politike është më e mobilizuar dhe më e përgatitur për sfidat e radhës, pasiqë përvojat e kanë bërë skenën politike të arsyeshme por fatkeqsisht të fragmentuar. Po të ishte më ndryshe, të bashkuar, do të imponohej Kosova ndaj palës së kundërt dhe organizatorit të këtij procesi të pafund që Kosova ka hyrë me bindjen se do të jetë gjithqka më ndryshe. Për një proces të bisedimeve që mendohet të fillojë dhe përfundojë së shpejti, do të ishte hap i gabuar që Kosova të pranojë ndërmjetës BE-në, pa heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës. Për Kosovën, SHBA-të janë ndërmjetësi më i mirë dhe më i besueshëm i gjithë procesit të bisedimeve. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, me kufijtë aktual kushtetues të Kosovës, tashmë të njohura edhe ndërkombtarisht do ta çlironte Kosovën dhe Serbinë, ngase të dyja vendet janë nën presionin e kohës, dhe ngulfatjes me sanksione ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do t’i vinte fundi. Paraqitja e Kosovës në bisedime pa inkuadruar edhe akademinë e shkencave, pa ekspertët e fushës dhe një platformë të përgatitur, do ta dërgonte Kosovën duke qaluar por sigurisht do ta kthente të intubuar.

 

You Might Also Like