PSE U RRËZUA NDËRTESA E UNIVERSITETIT TË TETOVËS MË 14 DHJETOR 1994
Ndërtesa e UT-së u rrëzua sepse shteti i atëhershëm i IRJ të Maqedonisë nuk e pranonte ekzistencën e një universiteti në gjuhën shqipe, as juridikisht dhe as politikisht!
Arsyet ishin të shumta pse IRJ e Maqedonisë nuk e lejonte arsimimin univeristar të popullit shqiptar, në këtë retrospektivë do të veqojmë kryesoren, atë kardinalen!
Arsyeja e parë, ishte frika e madhe politike nga emancipimi absolut shqiptar!
IRJ e Maqedonisë e dalë nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, vazhdoi me praktikat represive ndaj shqiptarëve, vazhdoi politikat diskriminuese kudo, e veçanerisht në arsim!
IRJ e Maqedonisë nuk e konsideronte arsimin universitar shqip, prioritet shtetëror dhe domosdoshmëri te padiskutueshme!
Prandaj politika penguese ndaj UT-së ishte vazhdimësi politike e projekteve antishqiptare të kuzhinës jugosllave, që për laborator e kishin IRJ të Maqedonisë, sot Maqedonia e Veriut, kjo atëhere ishte jo rastësi!
Kursi antishqiptar me të rejat që sillte shpërbërja e Jugosllavisë, ia nxjerri në sipërfaqe fytyrën e vërtetë shtetit të ri të IRJM-së, kur përdori forcën policore ndaj godinës popullore universitare të popullit shiptar!
IRJ e Maqedonisë, kundë shqiptarëve, më 14 Dhjetor 1994, në Reçicë të Vogël, në vend të dialogut me intelektualët dhe popullin shqiptar, përdori forcën shtetërore të policisë speciale dhe eskavatorët, ua ndërpreu mësimin dhe ua rrëzoi ndërtesën popullore, të parën universitare shqiptare!
Rrëzimi i ndërtesës së UT-së, ishte kundërshtim i hapur shtetëror i përparimit intelektual e shkencor te popullit shqiptar!
Faktet tregojnë se deri atëherë: shqiptarët nuk kishin universitet shtetëror në gjuhën e tyre!
Kërkesat legjitime për arsim të lartë të shqiptarëve ishin refuzuar vazhdimisht, sepse arsimimi i shqiptarëve, shihej si rrezikim i shtetit të IRJM-së, që ishte nje gabim absolut!
Kemi të drejtë të konstatojmë se UT-ja u godit sepse: sfidonte monopolizimin shtetëror të dijes dhe të pushtetit të pasardhësve të sunduesve titist!
Shteti i IRJM-së nuk pranoi barazi arsimore,kishte frikë nga konsolidimi intelektual shqiptar, u pa qartë se veproi me logjikë represive të trashëguar nga praktika antishqiptare ish-Jugosllavisë dhe ishte pjesë e kontigjentit të platformës e projekteve serbe, që ishin përgaditur dhe zbatoheshin në Kosovë nga gjakpirësi Millosheviq!
Më 14 dhjetor 1994 janë demoluar nga policia zyrat (Rektorati i përkohshëm) e Universitetit dhe është rrënuar objekti i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore, objekt i përshtatur i Bashkësisë lokale në Reçicë të Vogël, për nevojat e Universitetit të Tetovës!
Pushteti antishqiptar i IRJM-së, në mënyrë makabre, me eskavator i rrëzoi muret dhe çatinë e atij objekti të UT-së me forcë më 14 Dhjetor 1994!
Por ja që Universiteti vazhdoi me rriten permanente deri sa në vitin 2004 u legalizua nga vetë shteti i Maqedonisë, jo vetëm duke e pranuar se kërkesa ishte e drejtë, por edhe falë gjakut të derdhur të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe falë luftës së armatosur të udhëhequr nga Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 7 Shkurt 2026!



