OPINION

Ndriçojeni parkun në Dardani!

Ardian Azemi
Bëhen disa ditë prej kur parku në lagjen Dardania nuk ka ndriçim. E papranueshme me e pa parkun në një lagje si kjo në terr të plotë.
Ashtu siç informojnë banorët e lagjes, parku në mungesë të ndriçimit, po shërben si vend për personat që përdorin lëndë narkotike. Kjo paraqet rrezik për banorët e lagjes e veçmas për fëmijët.
Nuk do të ishte keq me lëshu dronin edhe kur errësohet me pa ku mungojnë dritat.
Nëse nuk po bëhen projekte të reja, të paktën me i mirëmbajt ato ekzistuese. As ato nuk po mirëmbahen e as të reja nuk po bëhen. Keq me projekte të reja, keq me ato ekzistuese, keq në tana anët.
Bëjeni punën për të cilën e keni marrë besimin e qytetarëve. Gjilani nuk e meriton të jetë i fundit në secilën matje.
Ndriçojeni parkun në Dardani!
Video në linkun:
https://www.facebook.com/Publicisti/videos/616301173995255

You Might Also Like