Nga data 1 Qershor kemi pa shumë plogështi e neglizhencë nga Qeveria e nga komunat. Keq. Bile shume keq!
Në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve Ukshini dhe Baxhaku për humbjen e kryefamiljarëve të tyre nga Covid19. Ju shprehim ngushëllime edhe njëherë edhe të gjitha familjeve tjera për humbjen e familjarëve të tyre të çmuar nga kjo e keqe kolektive.
Është e vërtetë që shumica e pacientëve që kanë ikur në botën tjetër nga Covid19 kishin edhe ndonjë sëmundje tjetër përcjellëse por, është poashtu e vërtetë që masat parandaluese që janë ndërmarrë nga 1 Qershori dhe sidomos zbatimi i tyre ishin plotësisht joadekuate. Në fakt, eshte krijuar perceptimi se Qeveria dhe komunat (me ndonje përjashtim të rrallë), më shumë janë marë me takime, me konferenca dhe me statuse ne fb se sa qe kane veprue ne terren.
Vetem tue i qendrue prane qytetarit, familjes dhe bizneseve dhe tue komunikue njerezisht e profesionalisht me ta e kemi rastin me e ndalue kete te keqe.
Ndryshe, kryetaret e komunave, kryeministri e ministrsat, vetem mund te shprehin keqardhje e te shprehin ngushellime po gjendjen nuk kane me e permiresue.
Ju sugjerojme qe te marin masa dhe ti zbatojne plotesisht ato, sa nuk edhte bere shume vone. Ne te kunderten, dikush duhet me dhene llogari te majme per kete trend kaq te keq me Covid19.
Qemajl Mustafa