Viti

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti shënon Javën e Infermierisë

 

 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Javën e infermierisë me një ligjëratë mbi “Rolin e infermierisë në sigurimin e shëndetit”, të cilën e ka mbajtur trajnerja Fatime Bekteshi. Basri Aliu-Drejtor i Shëndetësisë, falënderoi infermierët për kontributin dhe seriozitetin që tregojnë në punë, ndërsa dr. Vjollca Kadolli-Halili -drejtoreshë e QKMF-së, duke iu uruar javën e infermierisë tha se mbes me shpresë që puna juaj të vazhdojë në të njëjtin ritëm të përkushtimit dhe përgjegjësisë. Përndryshe, kjo javë shënohet nga 5 e deri më 12 maj dhe është Javë ndërkombëtare.Aziz Zuka

You Might Also Like