Viti

QKMF-ja e Vitisë u bë me tunel dezinfektues, falë donacionit nga kompania “Ekologjia”

Komuna e Vitisë, nuk po është e vetëm në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, ajo po ndihmohet edhe nga njerëz të vullnetit të mirë. Kompania “Ekologjia” i ka dhuruar sot një tunel dezinfektues QKMF-së në Viti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor ka parë nga afër funksionimin e tunelit dezinfektues në Viti, që është i vendosur në oborrin e kësaj qendre “Sot në oborrin e QKMF-së në Viti, është vendosur tuneli dezinfektues i cili është shumë të rëndësishëm në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19.

 

Deri me tani nga ky virus janë prekur 44 qytetarë të komunës së Vitisë, të lokaliteteve të ndryshme. Ky tunel, është donacion nga kompania “Ekologjia” e cila ka kuptuar se lufta kundër këtij virusi është i përbashkët. Prandaj dëshiroj të falënderoj këtë kompani për këtë donacion të çmuar”, u shpreh Kryetari Haliti. Megjithatë ai ju bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e ekspertëve dhe të mbajnë distancën sociale.

Kryeyari Haliti theksoj se Komuna e Vitisë, konkretisht Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim po bashkëpunon me të gjithë që të menaxhohet sa ma mirë situata e krijuar nga virusi COVID-19. Ndërkaq me vendim të Ministrisë së Shëndetësi së Republikës së Kosovës fshatrat: Ramjan, Pozheran, Gjylekar, Smirë, Goshicë por edhe rruga “UÇK” në Viti janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit.Aziz Zuka

You Might Also Like