Gjilan

Qytetarë shmanguni nga rruga Pogragjë – Sllubicë pas reshjeve të shiut

Kryetari Haziri kërkon nga qytetarët që t’i shmangen rrugës Pogragjë-Sllubicë, pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut

 

Gjilan, 27 maj 2021 – Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.

Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen.

Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.

 

Për   çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.

You Might Also Like