Libri

Sytë e tu m’jepshin dashni të heshtun

Sytë e tu m’jepshin dashni të heshtun
E kisha vu veten n’fund të shiritit t’kujtesës
që m’kish’ mbyt prej zhurmës.
Ma sillte kryt sa me nji anë e në tjetrën e në fund mendja sh’ndrrohej e bâhej sa nji fije e barit.
T’doja! Dashnin’ që ma jepshe për mua s’ish’ e pakët. M’qonte nëpër kodra e fusha, e deri n’fund t detit, e prap te zemra jote mkthente se…se aty isha ngul e s’m’shkonte mendja me lëviz.
Sânte kur t’takova krejt çka um mjaftoi me pa drejt teje, ishin syt’ tu që m’bânin drit’ e m’pritshin me dashni në heshtje se s’bâhej ndryshe…
E dije se unë çmendesha kur ta shoh at’ ftyrë aq t’âmël sikur me kenë e bâme prej mjaltës!
kur t’shikova me aq ëmbëlsi, kur dora jote preki zemren tânde e boni me gisht kah une, e kur sërish qeshe pa vetdije… Pa e ditë hiç, në at’ moment une e pashë që prap’ kisha le…
Alisa Bekteshi

You Might Also Like