“Nëse fitojmë ndaj Omanias, merita ka edhe Foda” – Ramadani flet për përballjen me qipriotët në “Fadil Vokrri”
“Niveli është pak më i lartë se kampionati jonë. Ne kemi parë dy ndeshje të kampionatit të Qipros – është një kampionat shumë i fortë, me tifozëri të zjarrtë dhe me shumë ritëm. Këtë ritëm ne e përjetojmë vetëm në ndeshjet evropiane, sepse në kampionat kemi ritëm ndryshe”.
“Sa i përket reprezentacionit të Kosovës, padyshim që si trajner gjithmonë shohim ndeshje. Në tre ndeshjet e fundit që ka bërë Kosova, unë kam marrë shumë mësime se si duhet të vendoset ekipi përballë një kundërshtari më të fortë. Shpresoj se kemi marrë mësimin e duhur dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë. Nëse dalim me fitore, padyshim se edhe Franco Foda ka meritë, sepse kam parë dhe analizuar me kujdes ndeshjet e fundit të Kosovës – jo për debate televizive, por për t’u pasuruar profesionalisht si trajner”.