Pas humbjes ndaj Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës në Futboll, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar:
“Kjo ndeshje ishte derbi i vërtetë, me shumë luftë sportive e vrap. E uroj Prishtinën, jam i mërzitur që nuk e fituam kupën. Dhamë maksimumin, nuk patëm fat e nuk krijuam shumë raste. Unë e marr përgjegjësinë, nuk shkoi ashtu siç kam dashur unë. Të arrish deri këtu është mrekulli në vete. Për Evropë na duhet shumë punë e shumë ndryshime, por se a do të vijnë ato ndryshime nuk e di”.