Futboll

Ramadani: Mendojmë vetëm për FC Malishevën

Për takimin e nesërm, kryerajneri Zekirija Ramadani tha se i pret një ekip stabil me mjaft individë cilësorë.
“Fc Malisheva ka ekip solide, por më tepër e vlerësoj si grup, kurse tash po marrin pjesë edhe në garat evropiane. E kemi analizuar ndeshjen me ata dhe shpresojë të rikthehemi ashtu si duhet, në fakt jemi kthyer pas ndeshjve me kombëtare.” E hapi konferencën Ramadani.
Sipas trajnerit: ”Shpresojmë që edhe nesër ta vazhdojmë ku e lamë të vazhdojmë të jemi të përqëndrum, të fokusuar në maksimum në ndeshjen e nesërme.Në fakt sa i përket klubit tonë, theksoi se FC DRITA është në atmosferë të mirë dhe është gjë pozitive për ne”.
Timonnjeri Ramadani njoftoi për gjendjen futbollistëve.
”Është kthyer Rron Broja dhe ka filluar stërvitjet Blerim Krasniqi dhe shpresojë të jenë të gatshëm të angazhohen javën e ardhshme, askush nuk ta falë fitoren dhe shpresoj që të punojmë të gjithë bashkë”, përfundoi Ramadani.

You Might Also Like