Futboll

Zekirija Ramadani flet për të ardhmen e tij te Gjilani

E ardhmja e trajnerit të mirënjohur Zekirija Ramadani në postin e shefit të shtabit teknik te Gjilani do të vendoset deri në fund të kësaj jave.

Në mediat kosovare është raportuar të martën se Ramadani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit te “kuqebardhët”, megjithatë ai në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se ajo nuk qëndron dhe se e ardhmja e tij do të vendoset deri në fund të kësaj jave.

Trajneri që ka fituar tituj me disa skuadra tjera kosovare, ka pohuar se nëse në klub nuk zgjidhet çështja e udhëheqësisë së re, atëherë ai do të ndjek rrugët ligjore për të shkëputur kontratën e cila i skadon në vitin 2024.

“Nuk kam dhënë dorëheqje ende. Por, nëse nuk rregullohet puna e klubit për president apo sponsor të ri, atëherë ne do ndjekim rrugën ligjore për të shkëputur kontratën. Nga klubi na kanë thënë që deri në fund të javës gjithçka do të jetë e qartë”, tha trajneri Zekirija Ramadani.

You Might Also Like