Nesër në kuadër të javës së 34-të do të takohen FC DRITA, e cila është shpallur kampion i Kosovës dhe FC Dukagjini.
Trajneri Zekirija Ramadani tha se është normale që presioni është mbi kundërshtarin, por edhe klubi i tij ka punë për të bërë.
“Ne e dijmë se sa i përket neve gjithçka ka marrë fund sa i përket presionit apo stresit dhe e kuptoj kur një skuadër do me dal në lojën e vet e ka më të vështirë.
“Për neve, por edhe disa futbollistë ndeshja e fundit ishte me shumë volum, por edhe për të parë disa futbollistë dhe për të parë formën e duhur dhe ata të lënduarit të rikthehen në fushë”, tha trajneri ynë Ramadani.
Presioni është te ekipi kundërshtar, presionin duhet te rritem, do japim maksimumin,do të kalkulojmë në këto tri takime me formacionete tij për të na dhënë cila është mundësia e radhës, tha Ramadani.
Sipas tij, secili që nuk ka pasur mundësi të tragoj veten, mund ta bëjë në ndeshjet e pa inkuadruara.
Edhe në konferencën e sotme, FC DRITA foli më tepër për garat evropiane si Kampion i Kosovës.
“Si staf teknik e dijmë datën për përgatitje dhe ndeshje kontrolluese, sa i përket përforcimeve ne e dijmë pakashumë ku mund të bëjmë përforcime dhe ne aty të kemi sukses, të jetë përforcimi i duhur, i përshtatshëm për sistemin dhe lojën tonë”, theksoi Ramadani.
Trajneri në fund tregoi se tashmë kanë filluar përgatitjet për garat evropiane dhe për ndonjë prurje eventuale.
Ndeshja zhvillohet nesër, ora 16:00, në “Stadiumin Ndihmës” (te rrethi).