Nesër, FC DRITA do të përballet me FC Ferizajin në ndeshjen e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.
Një ditë para këtij takimi, kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se i pret një ndeshje e vështirë, por është i bindur se edhe nesër nuk do të jetë lehtë fare.
” Mendoj që ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur dhe për momentin jemi në një seri të duhur dhe shpresojmë që me angazhim, mund dhe vrap te vazhdojmë tutje. Objektivi ynë është i njejtë kampionati të dërgon në Evropë dhe ekipa jonë është mjaft serioze gjithmonë qoftë për Evropë apo për kampionat ” , theksoi trajneri Ramadani.
Ramadani tha se u intereson gjithmonë tre pikëshi, objektivi i ynë dhe shpresojmë t’i marrim ato.
Drejtuesi i FC DRITA tha se ekipi ka marrë veten, ndryshe po ambientohet, ndryshe po pushon dhe më lehtë përballohen sfidat që ka çdo tre ditë.Sipas tij për ndeshjen e nesërme nuk do të ketë mungesa në formacionin tonë përfundon Ramadani.
Ndeshja FC DRITA:FC Ferizaj zhvillohet nesër, e Dielë në orën 13:00 në Stadiumin ndihmës – Te rrethi.






