Futboll

Ballkani – Gjilani formacionet zyrtare

Ballkani dhe Gjilani do ta luajnë derbin e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat kanë synime të mëdha këtë vit dhe do të përballen për herë të parë këtë sezon.

Ballkani në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi, derisa Gjilani pas një krize ku në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Vendasit kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve edhe në këtë përballje, në anën tjetër mysafirët janë të vendosur ta ndërprenë ecurinë negative.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Sinani, As. Thaqi, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Rrahmani.

Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Krivanjeva, Prekazi, Beqja, Musolli, Dabiqaj, Cale, Zabërgja, Solomon.

You Might Also Like