LAJME, OPINION

RAMIZ CERNICA DHE JOSIP BROZ TITO, DITËLINDJET I KISHIN MË 25 MAJ, POR LAVDINË E KANË TË KUNDËRT

Ditëlindjet i kanë pasur më 25 Maj, por njëra ishte ditelindje shqiptare, dhe ajo ishte e simbolit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e Ramiz Cernicës, kurse tjetra ishte ditëlindje antishqiptare, e cila i festohej me pompozitet absolut, e i cili e pengoi dhe ishte kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe e la nën Jugosllavi e Serbi, ishte ditëlindje e Josip Broz Titos!

Kur me 8 Korrik 1945 Deputeti i Kuvendit të Kosovës në Prizren Ramiz Cernica e deklaroi me heroizëm epik, se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë e jo të mbetet nën Serbi, Tribuni i Kombit ishte 42 vjeçar!

Në kohën kur Heroi i Parlamentit të parë të Kosovës, Ramiz Cernica, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kundërshtonte me fakte e argumente aneksimin e Kosvës nga Jugosllavia e Serbia, kryeshqiptari e xhelati Tito, që kundërshtoi përmes shërbëtorëve të tij e tradhëtarëve shqiptar, ishte 53 vjeçar!

Pra ditëlindjet i kishin më 25 Maj, por lavdinë nuk e kanë të njejtë, e kanë të kundërt!

Heroi i Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica, e ka parashikuar saktë të ardhmen e lirë dhe të pavarur të Kosovës së Tij dhe bashkimin e saj me Nënë Shqipërinë, kurse antishqiptari Tito, përgjithmonë është dëshmi se Jugosllavia e tij, jo vetëm është shkatërruar dhe nuk ekziston më, por është mbuluar me tragjedi, me krime e gjenocid, është përgjakur dhe është mbushur me varre dhe masakra nga më të mëdhatë në glob!

Ramiz Cernica e mundi Titon dhe politiken e tij antishqiptare!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 25 Maj 2025!

You Might Also Like