Gjilan

Rashiti i PDK-së: Minus një milion euro buxhet i humbur për bulevardin e qytetit të Gjilanit

 
Secila ditë e kësaj qeverisje komunale është për keqardhje, qytetarët janë thellësisht të zhgënjyer më këta që sot po e bllokojnë çdo zhvillim për Gjilanin. Edhe vet ata të cilët e përkrahën me votë këtë qeverisje, po e shprehin hapur paknaqësinë e tyre, sepse fatkeqësisht dështimet janë kolosale në secilin projekt madhor për qytetin tonë.
Më 18 shkurt 2024 është prezantuar projekti i bulevardit të qytetit të Gjilanit në vlerë prej 20 milion euro. Buxheti prej një milion euro është ndarë komunës së Gjilanit për vitin 2024. Paaftësisa, mospuna dhe mosdija janë shkaktar i kësaj katrahure në qeverisjen e Gjilanit dhe të Kosovës.
Asnjë veprim nuk është bërë nga qeverisja e dështuar komunale dhe qendrore, për të filluar dhe përfunduar projektet kapitale, siç është projekti i bulevardit të qytetit. Aq më pak respektimi i procedurave ligjore, nuk është bërë asnjë dëgjim publik me qytetarët e Gjilanit, asnjë diskutim me profesionistët e fushës, asnjë konsultim me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin Komunal, nuk ka formuar asnjë ekip të ekspertëve për të menaxhuar këtë projekt. Pranda janë të padenjë me udhëheq me Gjilanin.
Qeverisja e VV-së në Gjilan duhet të marrin shembull qeverisjen e PDK-së në Ferizaj, që pa përkrahjen financiare të qeverisë, e nisën dhe e përfunduan bulevardin e qytetit të tyre. Ndërsa Gjilanit projektet po i treten të paluara në letër nëpër admimistratën komunale e strëmbushur me militantë dhe praktikantë të VV-së. Marre për besë.

You Might Also Like