Procesi i dëgjimeve publike në kuadër të Rindërtimit Kadastral është përmbyllur sot me takimet e mbajtura në lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë, duke shënuar përfundimin e një serie takimesh me interesim dhe përfshirje të gjerë të qytetarëve.
Gjatë këtyre dëgjimeve, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, theksoi se diskutimet dhe kontributi i qytetarëve përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e këtij procesi, me qëllim të krijimit të një sistemi kadastral më të saktë, të drejtë dhe transparent.
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë falënderon të gjithë qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë gjithë këtij procesi, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është kyç për suksesin e Rindërtimit Kadastral.





