OPINION

Rashiti: Protesta e bizneseve nuk është thjesht një shprehje “inati”, por një alarm për rrezikun ekonomik që po i kërcënon të gjithë

Shkruan: Riad Rashiti
Protesta e bizneseve nuk është thjesht një shprehje “inati”, por një alarm për rrezikun ekonomik që po i kërcënon të gjithë. Bizneset që protestojnë nuk e bëjnë këtë vetëm për veten, por për ekonominë e tërë vendit tonë.
Bllokimi i rrugëve nga bizneset është një shprehje e revoltës kundër papërgjegjësisë dhe e hajnisë së pushtetit nga marrëveshjet e fshehta të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kompanitë tregtare të energjisë.
Këto pazare të qeverisë po e kërcënojn mbijetesën ekonomike të qindra bizneseve dhe vendeve të punës.
Ekonomia nuk është eksperiment. Energjia nuk është luks. Është jetike për funksionimin e fabrikave, bizneseve dhe tërë rrjetit të ekonomisë vendore.
E vlerësoj se të gjithë duhet të mbështesim këtë protestë të bizneseve, që janë në mbrojtje të interesit ekonomik dhe dinjitetit të çdo qytetari dhe biznesi në këtë vend.

You Might Also Like