OPINION

Amullia pandemike e planifikimit urban të komunës së Gjilanit

Kjo punë behet vetëm me adresë të qartë të përgjegjësve e jo nga kompani mbështetëse e profitere që hallin e kanë krejt diku tjetër (e këtë e dimë të gjithë)

Komuna edhe mund ta miratoj siç ka vepruar edhe me vendimet tjera (po unë e shoh edhe të pa besueshmëm por edhe të pamundur) po le ta din qytetarët e Komunës së Gjilanit se ky është një HIÇ dokument që bash nuk i bon zgjidhje urbane Komunës.

Dhe vërtet do të ishte MJERIM për ne zyrtarët që e kemi obligim me u shërbye me të, e edhe më MJERUESE për qytetarët -komunën që nuk mund të zhvillohen sipas këtij plani.

Prandaj për krejt këto “merita” kryetari do ti mbetej borxh drejtorit të urbanizmit për një “MIRËNJOHJE”, pasi edhe do ti hynte në punë këto ditët në vijim si dëshmi për “vlerën” e tij profesionale.

E në fund kur jemi te mirënjohja, po ashtu do ti kërkoja kryetarit Haziri edhe një mirënjohje për mediat. Ato vërtet e kanë meritën e tyre meritore, pasi ato kryetar po ta informojnë shtëpinë-komunën për proceset që ndodhin e zhvillohen brenda saj.

Kohët dhe rrethanat shpejt ecin e ndryshojnë, por një gjë është e sigurt –komuna dhe shteti jonë pa tjetër ka me u liru prej njerëzve me motive të ulëta në udhëheqje sepse kjo është rruga e vetme kah progresi dhe kah integrimet e shumta e t ‘vështira që na presin.

SHNET PËR QYTETARËT!

Sinqerisht!

Bahrije Mahmuti Beqiri -Arkitekte

You Might Also Like