Postim i Riad Rashitit, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan
Asnjë projekt të vogël nuk patën aftësi ta bëjnë siç duhet, totalisht të paaftë.
Rasti i fundit në Livoq të Epërm është dëshmi e qartë e keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë. Edhe pse është investuar para pak muajsh në rrjetin e kanalizimit, punimet janë kryer pa standarde dhe pa mbikqyrje profesionale, gypat dhe pusetat janë vendosur në dheun e pastruar të lumit, i cili tashmë pas çdo reshje shiu është duke rrëshqitur dhe duke shkaktuar dëme të atyre nvestimeve.
Sipas banorëve, ky rrjet kanalizimi nuk është funksional. Ujërat e zeza po u kthehen familjeve në oborre e madje edhe brenda shtëpive të tyre, duke rrezikuar shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve.
Andaj shumica e banorëve nuk po kyqen në rrjetë, por ujërat e zeza po vazhdojnë të derdhen në lumin e fshatit, ku edhe pamjet e ujit në lum tregojnë këtë gjendje të mjerueshme.
Qytetarët e Gjilanit meritojnë siguri dhe cilësi, jo skandale të tilla për çdo ditë.