Janë shpeshtuar lojërat në basketboll në Ligën e Parë të Kosovës e me këtë janë shpeshtuar edhe fitoret e RC Cola Drita. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani ka shënuar fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe ndaj KB Marigona Hill Prishtina, ku gjilanasit ishin mysafirë, të cilën e mundën me rezultat treshifror 106 me 89. Te ekipi i RC Cola Drita gjashtë lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore, kurse këtë mesajvë RC Cola Drita do t’a zhvillojë ndeshjen ndaj KB Feroniklit nga Drenasi.
Rinor Ahmeti i RC Cola Drita ka shënuar 26 pikë, dy më shumë se Qëndrim Demi, që shënoi 24 pikë. Kjo fitore ka bërë që RC Cola Drita t’ia rrëmbejë pozitën e dytë KB Marigona Hill Prishtinës që tashti është e treta.
Tabela: