Sportet me dorë

Ja fituesit e garave regjionale në basketboll

Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sportin Shkollor Gjilan, kanë organizuar garat regjionale të regjionit të Anamoravës, që janë luajtur në Palestrën e Sporteve  “Bashkim Selishta – Petriti:  dhe u arritën  rezultate si në vijim:

Shkollat e mesme të ulëta;

Vendi i parë ,Vajzat :

Shmu,,Thimi Mitko”

Vendi i parë , Djem:

Shmu,,Hello academy of education”

Shkollat e mesme të larta;

Vendi i parë Vajza :

Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “

Vendi i parë, Djem:

Gjimnazi i shkencave natyrore,,Xhavit Ahmeti”

Siç ka theksuar Afrim Selimi, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Sportit Shkollor në Gjilan, ekipeve fituese u dëshirojmë suksese në garat Republikane që për shkollat e mesme të ulëta do të mbahen në Gjilan me datë 05.03.2024, ndërsa për Shkollat e mesme të larta në Gjimnaziadë në Prishtinë.

“Forca djem dhe vajza”, ka shkruar ai dhe ka dhënë një falënderim të veçantë për Drejtorinë për Sport në Gjilan dhe stafin e Palestrës së Sportit si dhe Profesorëve për mundin e pakursyer, nxënësve për angazhimin maksimal dhe kulturën e lartë sportive të shfaqur./kryelajmi.com/.

You Might Also Like