Kryesia e Rinisë Demokratike në Gjilan së bashku me kryetarët e komunave të regjionit të Anamoravës, sot zhvilluan një aktivitet për ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Ditë e cila u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.
Të rinjtë janë burim i paçmueshëm për çdo komunitet. Perspektiva e tyre unike, njohuritë, eksperienca, i sjellin diversitet dhe pasuri projektit komunitar. Në vendin tonë pjesa më e madhe e popullatës janë të rinjë dhe si të tillë ata janë potenciali kryesor për zhvillimin e shoqërisë duke qenë dhe pjesa më aktive e popullatës tonë.