Viti

Reagim i institucioneve komunale ndaj shkrimit të deputetit Sali Salihu, lidhur me aksidentin në Drobesh

Institucionet komunale te Vitisë përkatësisht Zyra e Kryetarit të komunës ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të dhënë në mjetet e informimit rreth rastit tragjikë të aksidentit në traafik ku humb I jetën një I ri 20 vjeqar nga Smira e vitisë në regimin e dhënë për media veq tjerash thuhet:

”Rasti i humbjes së jetës së të riut në aksidentin e mbrëmshëm në Drobesh, na ka prekur thellë të gjithëve dhe bashkëndjejm dhimbje për këtë rast.Por deklarimi i deputetit Salih Salihu, duke hedh akuza ndaj Institucioneve komunale, nuk është e drejtë dhe njerëzore, kur dihet mirëfilli se kompetencë e kujt është magjistralja Viti-Gërlicë.

Edhe z. Salih Salihu e din këtë, se kjo rrugë është në kompetence të Ministrisë së Infrastrukturës, por akuzat e tij konsiderojmë se janë pavend. Prandaj, do të ishte njerëzore dhe dinjitetshme, që rastet e tilla të aksidenteve fatale, sidomos kur njerëzit

ndjejnë dhimbje, të mos shfrytëzohen për interesa politike”, thuhet në këtë reagim .

Zyra e kryetarit të komunës Sokol Haliti.

Aziz Zuka

You Might Also Like