Viti

Haradinaj nuk u jepë shpresa qytetarëve se së shpejti Vitia do të kyqet në Autostradën Prishtinë -Shkup

“Për fat të keq kjo nuk ka qenë e parapame në projektin bazë të autostradës, tani kjo është një ndërhyrje dhe kjo ndërhyrje i ka disa komplikime”, ka thënë Kryeministri Ramush Haradinaj

Gjatë turneut të sotëm në mbeshtetje të bizneseve në rajonin e Anamoravës, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në kuadër të mbështetjes se bizneseve vendore, është ndalur në qytetin e Gjilanit, ku është pritur nga i pari i këtij qyteti Lutfi Haziri,njofton mediuml “”Plus Televizion” i Vitisë.

E në konferencën për medie të mbajtur në Komunën e Gjilanit, është pyetur nga gazetari i Plus Televizion, rreth kyçjes së Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup, pika më e afërt, fshati Gërlicë. Në përgjegjën e Haradinajt në pyetjën e parashtrur, ky i fundit nuk ka dhënë shpresë se punimet për këtë kyçje do të nisin në pranverë, ashtu siç ishte premtuar nga zv.Ministri Kadriu.

“Për fat të keq kjo nuk ka qenë e parapame në projektin bazë të autostradës, tani kjo është një ndërhyrje dhe kjo ndërhyrje i ka disa komplikime. Autostrada është normë e sigurisë dhe normë e plotë parametrave tjerë.ka thënë Haradinaj. “Ne duhet ta gjejmë një formulë së bashku me projektuesit dhe zbatuesit që të pranohet një veprim i tillë dhe të jetë i garantum ma tutje”, ka thënë Haradinaj. Kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë

shpresë se punimet për këtë kyçje do të nisin brenda këtij viti, edhe pse qytetarëve të Vitisë kjo kyçje u ishte premtuar se do të ndodhte në muajin shtator të vitit 2018 nga Ministri i MI-së Pal Lekaj dhe pas një dakordimi me zv.Ministrin Rexhep Kadriu se punimet do të nisin në pranverë të këtij viti. Kujtojmë se kyçja e Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë, kërkohet prej vitesh nga qytetarët e Vitisë, pasi mungesa e saj ka lënë të izoluar këtë komunë nga arteriet kryesore të infrastrukturës në Kosovë./Aziz Zuka

You Might Also Like