Bujqësi

Riad Rashiti i PDK-së: Komuna e Gjilanit nuk guxon të heshtë kur digjet mundi i një fermeri

Metush Ajvazi, një fermer i ndershëm dhe punëtor nga fshati Gumnishtë, sot po përballet me një gjendje të rëndë pasiqë tri shtallat e tij janë djegur plotësisht dhe kafshët kanë mbetur në fushë të hapur, pa strehë.
Edhe pse ka kaluar një javë nga kjo ngjarje, askush nga zyrtarët komunal nuk ka gjetur kohën për t’a vizituar këtë fermer. Gjatë vizitës time, ai u shpreh tejet i zhgënjyer me mungesën e përgjegjësisë institucionale.
Komuna e Gjilanit duhet të veprojë pa vonesë dhe të ofrojë mbështetje konkrete financiare për Metushin dhe familjen e tij, sepse është obligim institucional që në këto raste kur një ekonomi familjare dëmtohet deri në këtë shkallë, t’i ndihmohet për t’a ri-marr veten dhe të kenë kushte normale për punë.
Të gjithë ne, si qytetarë dhe institucione, kemi përgjegjësi të mos e lëmë vetëm dhe t’a mbështesim me aq sa janë mundësitë tona.

You Might Also Like