Anulohet seanca e Kuvendit Komunal, kaosi institucional në Gjilan vazhdon
Pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale, është anuluar sot seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për zgjedhjen e kryesuesit të KK.
Një veprim tjetër që dëshmon qartë gjendjen e rëndë të kaosit dhe paralizës institucionale në komunën tonë.
Ndërkohë:
– Qindra punëtorë presin prej muajsh pagat e tyre;
– Mijëra nxënës mërdhihen nëpër shkollat e Gjilanit për shkak të mungesës së ngrohjes;
– Mijëra qytetarë nuk po marrin shërbimet bazike me kohë;
– Dhjetëra projekte janë të bllokuara;
– Qindra probleme janë grumbulluar si pasojë e paaftësisë, papërgjegjësisë dhe dështimeve të kësaj qeverisjeje komunale.
E di dhe e kuptoj realitetin politik, por me keqardhje ua uroj “suksesin” të gjithë atyre që dhanë besimin që ky kaos, ky degradim dhe kjo papërgjegjësi të vazhdojnë edhe për katër vite të tjera në Gjilan.
Të pafajshmëve, qytetarëve që po e vuajnë çdo ditë këtë situatë, u uroj që sa më lehtë ta përballojnë edhe një periudhë tjetër të rëndë.
Duke besuar fuqishëm se më 28 dhjetor do të ketë reflektim qytetar dhe zë të arsyes në Gjilan.




