Gjilan

Rinovimi i palestrës së sportit në Gjilan, po vazhdon me intensitet të lartë

Po vazhdojnë punimet për riparimin e palestrës së sporteve, ku pritet që ky objekt të marr një pamje krejtësisht tjerë, si brenda, po ashtu edhe jashtë.

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: rinovimi i palestrës së sportit “Bashkim Selishta”, në Gjilan po vazhdon me intensitet të lartë.

 

Sipas tij aktualisht po punohet në pjesën e jashtme të objektit, përfshirë rrethimin e tribunave dhe sistemimin e hapësirës përreth.

 

I pari i Gjilanit tregoi se ndërkohë, dritaret dhe fasada e jashtme janë në prodhim dhe pritet të montohen së shpejti.

 

“Ky projekt po realizohet me përkushtim, si investim në sportin lokal dhe të ardhmen e të rinjve të qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like