Shtabet Zgjedhore të LDK’së në Anamoravë, përkatësisht në Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë, kanë mbajtur sot takim koordinues në selinë e partisë në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit të Degës, Arben Mehmeti.
Në takim ka marrë pjesë kryetari i LDK’së në Viti, njëherit shef shtabi, Sokol Haliti, zëvendës shefi i Shtabit së Kamenicës, Besnik Rudhani, kryetari i Shtabit të LDK’së në Novobërdë, Bajrush Ymeri dhe kandidatët për deputetë, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.
Kryetarët e shtabeve të LDK’së në Anamoravë kanë theksuar unitetin dhe mobilzimin e madh në mbështetje të kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipit të madh.
Ata thanë se fitorja e LDK’së është fitore për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike të qytetarëve kudo në Kosovë.
Gjilan,
18 shtator 2019