Në kuadër të orientimit për karrierë dhe vizitave që po u bëhen institucioneve të larta arsimore, mbi 30 nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të shoqëruar nga drejtori I shkollës Bekim Mustafa, këshilltarët për karrierë Enver Sadiku si dhe mësimdhënëset Kujtesa Salihu – Keka dhe Kimete Kamberi I kanë bërë një vizitë Universitetit Rochester Institute of Technology (RIT Kosovo) ku nga afër kanë parë punën që bëhet në këtë institucion të arsimit të lartë. Ata pos punës që bëhet në këtë universitet, nga afër kanë parë objektin për ta është mbajtur edhe një ligjëratë.

Lavon Bajrami, drejtor për pranim dhe bursa, ka thënë se përpos ligjëratave, në këtë institucion mbahen edhe trajnime të certifikuara të IT-së, ka kabinete për gjuhë angleze, pastaj numër të madh të pajisjeve teknologjike, ky universitet ka edhe bibliotekën, ku studentët mund të mësojnë e të huazojnë libra, që kryesisht janë në gjuhën angleze, sikurse që ekziston edhe qendra mediale, qendra për përkrahje akademike dhe shumë hapësira të tjera.
Nxënësit tanë maturantë aty kanë takuar studentë që vazhdojnë shkollimin, nxënës që nga gjimnazi ynë studiojnë në këtë universitet dhe profesorë që ligjërojnë në RIT Kosovo
Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se kjo shkollë elitare e Gjilanit bashkëpunon me shumë universitete publike e private dhe se njëri prej tyre është edhe RIT Kosovo me të cilin Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” tash e sa kohë ka bashkëpunim të thellë.





