OPINION

RIVARRIM MADHËSHTORË DHE HISTORIK 21 VITE MË PARË I NDERIT TË KOMBIT NË GJILAN

Ismet Sylejmani, ish-Kryetar i Këshillit Organizativ për Rivarrim të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së!
Më 17 Shtator 2020 bëhen 21 vite prej kur u rivarrosen përgjithmonë në varrezat e Heronjëve dhe Deshmorëve të Kombit në Gjilan, luftëtarët e komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Rivarrimi i Heronjëve dhe Dëshmorëve ishte ngjarja më e madhe pas përfundimit të luftës së UÇK-së në Gjilanin e lirë dhe të çliruar nga Serbia pushtuese!
Një popull i tërë, sikur edhe të gjitha instancat e shtëtërore e politike të Kosovës, i ishte përgjigjur thirrjes së Këshillit Organizativ të Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, për pjesmarrje në rivarrim të bijëve e bijave të rënë në luftë kundër forcave ushtarako-policore pushtuese serbe!
Në rivarrimin e 17 Shtatorit sikur e kemi thënë edhe më parë, me pjesmarrje na nderoi edhe një delegacion i lartë ushtarak i US ARMY në kuadës të KFOR në Kosovë, në krye me Komandantin e Campit Bondstel, Gjeneral Brigade Craig A. Piterson!
Nderimi ishte madhështorë, historik dhe i papërsëritshëm!
Ushtarë e komandantë, të mëdhenjë e të vegjël, nxënës e mësues, gra dhe burra, të rinjë e të reja, një popull i tërë ishte bërë bashk në Kodrën e Dëshmorëve!
Në Kodrën e Dëshmorëve nderohej nga të gjitha anët dhe nga të gjithë, nderimi për ne ishte i madh, sepse dallohej me numër mjaft të madh pjesmarrja e delegacionit ushtarak të Ushtrisë së SHBA-ve!
Nga 17 Shatatori i vitit 1999 e deri më sot, më 17 Shataor 2020, në Kodrën e Varrezave të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, numri nga 18 sa u rivarrosen atëherë është rritur shumë, sepse në vendin ku pushon përgjithmonë nderi i Atdheut, janë bërë bashk të gjithë!
Janë bërë bashkë dhe i bëjnë roje Atdheut të gjithë të pavdekshmit, të të gjitha moshave e gjeneratave!
Janë bërë bashkë dhe i bëjnë roje Atdheut ata që e mendonin dhe e projektonin fillimin dhe pergaditjen e luftës së armatosur çlirimtare të popullit shqiptar në ish-jugosllavi!
Janë bërë bashkë dhe i bëjnë roje Atdheut, ata të cilët Jugosllavia e brenda sajë edhe Serbia pushtuese i burgosi, i torturoi, i denoi me shekuj burg dhe i vrau, sepse po zgjonin popullin e po e vetëdijesonin për pozitën e Tij të rëndë në të cilën e kishte katandisur zgjedha okupatore serbe!
Janë bërë bashkë dhe i bëjnë roje Atdheut edhe ata që e themeluan UÇK-në dhe filluan praktikisht organizimin e luftës së armatosur çlirimtare!
Janë bërë bashkë dhe i bëjnë roje Atdheut, ata që të gjithë pa përjashtim e në pjesë të ndryshme të Atdheut e të globit, e derdhën gjakun dhe i dhanë gjak nga gjaku i Tyre tokës së të parëve!
Në Kodrën e Varrezave janë të mëdhenjtë e të mëdhenjëve, mbrojtësit e fateve të popullit, të Atdheut e të Kombit!
I fundit që i është bashkuar korpusit të madh e të lavdishëm, të pavdekshmëve, dalëzotësve, të gjallëve të përjetshëm të dekadave që vijnë, në vendin ku do të prehet në shekuj e mijëvjeçarë nderi ynë, është edhe njëri prej bijëve e lindjeve të mëdha, veprimtari e atdhetari i madh, luftëtari e komandanti i lavdishëm i orëve të para të ushtrimeve ushtarake, të njesiteve të para të oficerëve madhorë çlirimtarë kombëtarë, Ai që në Shqipërinë Nënë, ishte përgaditur për komandant të luftës së UÇK-së, i madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Kosovës Xhevat Qerimi!
Lavdi e përjetshme Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit! Lavdi luftës heroike dhe titanike të UÇK-së! Rroftë populli shqiptar!
Gjilan, 17 Shtator 2020!

You Might Also Like