Gjilan

Rregullohet infrastruktura në rrugën “Vëllezërit Frashëri”

Investimet në infrastrukturën e lagjeve të qytetit po vazhdojnë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar lagjen Dheu i Bardhë, ku po kryhen punimet për ndërtimin e rrugës “Vëllezërit Frashëri”, ku pos asfaltimit e trotuareve është rregulluar edhe kanalizimi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në lagjen Dheu i Bardhë, pas shumë punimeve në terren, rruga “Vëllezërit Frashëri” po hyn në fazën përfundimtare.

I pari i Gjilanit tregoi se se me gjatësi mbi 500 metra dhe gjerësi 5 metra, kjo rrugë përfaqëson një arterie shumë të rëndësishme jo vetëm për lagjen, por për të gjithë qytetin.

“Me asfaltimin, trotuaret e reja dhe intervenimet në kanalizim, po zgjidhim një problem të madh për banorët e kësaj zone, duke ofruar siguri më të madhe, infrastrukturë më funksionale dhe cilësi më të mirë jetese”, tha kryetari, Alban Hyseni.

https://www.facebook.com/share/r/1aTc46bx7b/

You Might Also Like