Futboll

Rron Broja pritet të kthehet në formacion

Pas mungesës në ndeshjen e parë shkaku i kartonëve, Rron Broja rikthehet sonte për sfidën më të rëndësishme në historinë evropiane të Dritës.
Ai nuk është vetëm kapiten, është zemra, forca dhe qetësia e Dritës. Me Brojën në fushë, Drita është më e organizuar, më e vendosur dhe mbi të gjitha më e pamposhtur.
Sonte në Luksemburg, kampionët e Kosovës janë vetëm një hap larg historisë. Fitorja 1-0 nga ndeshja e parë në Prishtinë u ka dhënë epërsi, por prania e kapitenit është arma më e madhe për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
 Është momenti i së vërtetës. Me kapitenin në krye, Drita synon të shkruajë histori…

You Might Also Like