Futboll

Gjilani sërish luan pa shikues

Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXIX-të në BKT Superligë ndaj KF Feronikeli do të zhvillohet të shtunën më 16 Prill në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Për shkak të vendimit nga Komisioni Disiplinor, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

You Might Also Like