OPINION

Rrumbullaksimit të projektit të Mirushës nuk i shihet fundi!

                                                   Shkruan; Refik HASANI

E kujtojm opinionin e Gjilanit që ish-Këshilli i lagjës Zabel që në vitin 2005, bëri aktivitete   për rregullimin e ujrave të zeza kur tërë qyteti i Gjilanit kundërmonte, jan bërë shumë aktivitete  që çështje të shtrohet edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit në Ministri të Ambientit deri edhe Parlament të Kosovës.

 

Pas shumë kërkesave, ankesave me shkrim  është lejuar  fjala në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe në Parlament të Kosovës.

 

Aktiviteti u  vazhdua  duke i njoftuar të gjitha instancat  për rregullimin e ujrave te zeza edhe është organizuar  peticioni dhe një performancë , formë e demonstratës që u  mbajtë.

Mbi një mijë shkrime të publikuara në media të shkruara dhe elektronike. paraqitje publike, intervista, prononcime, deklarata ,komente, analiza dhe opinione  në radio e televizione lokale dhe nacionale.

 

Ishte  angazhim nëpër dhjetra, debate, diskutime  të niveleve  të ndryshme  që jan shtruar dhe trajtuar tema.

Pas përpjekjeve dhe kërkesave të parreshtuara u arritë të njoftohet  dhe alarmohet  opinionin jo vetëm të Gjilanit por edhe ate Kosovar për rrezikun që i kanoset Gjilanit nga kundërmimi, mushkonjat, moqali i krijuar në Lagjen Zabel dhe mos rregullimi i Lumit Mirusha, Stanoshorka dhe Uji i Banjës Dezinfektimi që tani praktikohet është propozim, dhe një sërë inciatava, propozime konkrete.

Përfundimi i këtoj projekti konsiderohet domosdoshmëria e ndërtimit sa më parë të një impianti për përpunimin e ujarave të zeza.

Në vitin që jemi bëhen një dekadë e gjysmë nga formimi i këtij këshilli dhe ende nuk kemi rrumbullaksim të këtij projekti kapital e strategjik të Gjilanit e Anamoravës, prandaj  parashtrohet pyetja: Rrumbullaksimi i projektit të Mirushës nuk i shihet fundi

You Might Also Like