ARSIMI

Ruzhdi Ismajli, një jetë kushtuar arsimit

Për ish profesorin dhe intelektualin Ruzhdi Ismajli synim i jetës së tij ishte që t’i shërbej atdheut, shkollës shqipe e nxënësve që ishte dashuria më e madhe e jetës së tij.

Vdekja është ligj i natyrës, mësuesit vdesin vetëm fizikisht por nuk harrohen kurrë ata jetojnë përjetësisht në mendjen e shumë brezave.
Profesor Ruzhdiu ishte një personalitet i kompletuar me të gjitha virtytet  njerëzore i matur, i vendosur, i respektuar dhe i gatshëm për ti respektuar të tjerët në çdo rast, por ai asnjëherë nuk u luhat në vendimet e tija jetësore si në ato pedagogjike njëashtu edhe për të mirën e atdheut që aq shumë e deshi.

Që nga viti 1980 kur për herë të parë mori ditarin në duart e tij, profesori Ruzhdi kishte vetëm një synim kombin dhe diturin e nxënësve të tij. Edhe pse ishin vite të rënda të popullit shqiptar, profesori Ruzhdi qante errësirën me dituri dhe përhapte shkëndijat e atdhedashurisë te nxënësit e tij, ndërsa fjalët e tij pushtonin çdo dit e më tepër zemrat e nxënësve.

Gjatë kësaj periudhe Ruzhdiu shumë herë merrej në “biseda informative”, sepse sipas organeve Serbe profesori Ruzhdi po bënte propagandë ndaj shtetit, por asnjëherë nuk u dorëzua përkundrazi ai shtoi intensitetin e tij të punës kundër sistemit komunist Serb.

Në kulminacionin e punës së profesor Ruzhdiut së bashku me disa koleg siç ishin Fehmi Mahmuti, Musa Qerimi, Riza latifi, Sabit Demiri e Rahim Azemi, në dhjetor të vitit 1989 i largojnë nga puna sepse publikisht para organeve të sigurimit Serb kundërshtuan ndryshimet kushtetuese së shuarjes së Autonomisë së Kosovës.

Sfidat e jetës nuk e zprapsin në asnjë moment profesor Ruzhdiun, ai ishte njeriu i parë që nënshkroi telegramin përkrahës për minatorët e ngujuar në zgafellë, ishte një zë i fuqishëm për helmimin e nxënësve të shkollave në tërë Kosovën dhe ishte i pakompromisë ndaj të padrejtave të cilat i ushtronte regjimi Serb.

Lidhja Demokratike ishte formuar me 23 dhjetor të vitit 1989, ndërsa profesori Ruzhdi me 24 dhjetor të këtij viti takohet me presidentin Ibrahim Rugova e Jusuf Buxhovin dhe anëtarsohet në partin e LDK-së.
Me 5 mars të vitit 1990 ishte në këshillin nismëtar në themelimin e LDK-së në Gjilan, duke u zgjedhur anëtar i komisionit organizativ për Kuvendin e parë zgjedhor të LDK-së i cili mbahet me 14 prill të vitit 1990.

Njëri ndër kolegët e Ruzhdiut i cili punoi gjatë me të si në arsim një ashtu edhe në themelimin e LDK-së, ishte edhe profesori Musa Qerimi i cili kujton momentet të ndritura të veprimtarisë së Ruzhdiut.
“Të flasësh për punën e profesor Ruzhdiut është një nder i veqantë, ai së pari i mungon familjes, politikës Kosovare e në veçanti nxënësve i cili ua tregoj rrugën e diturisë, ishte njeri i dashur, i respektuar, i pakompromisë në çështjen e popullit të Kosovës, jemi krenar që kemi pasur një profesor e një njeri i cili tërë jetën ia kushtoi popullit të tij, na mungon shumë me sharmin dhe vizionet të cilat i kishte në jetën e tij”.

Edhe pse pushteti Serb gjithçka kishte rrënuar dhe i kishte larguar nxënësit nga shkolla Ruzhdiu nuk ndalet, ai themeloi shkollën e mesme të Mjekësisë në vitin 1994-95, i cili e drejtoi me shumë sukses për 5 vite rresht me qendër në Gjilan e paralele të ndara në Dardanë(Kamenicë) e Viti.

Profesor Ruzhdiu gjatë luftës së Kosovës dha një kontribut të jashtëzakonshëm, ai bashkpunoi me qytetarët e Gjilanit se si të mposhtet armiku shekullor Serb, ai vazhdimisht informonte qendrat dhe shtabet e përgjithshme për gjendjen e qytetarëve të Gjilanit.

Ruzhdiu pas luftës prapë i rikthehet ditarit të nxënësve dhe ziles shkollore, ai aq shumë e deshi gjuhën e ëmbël shqipe ku edhe kishte studiuar duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së Shoqatës për ruajtjen e gjuhës dega në Gjilan.

Ruzhdiu gjithmonë thoshte në mënyrë dinjitoze se pavarësinë do ta fitojmë shumë shpejt është amanet i të parëve tanë por vdekja nuk e la ta përjeton këtë ditë të ëndrrës së tij, profesori u nda nga familja, miqtë, shokët e nxënësit e tij me 4 prill të vitit 2005 atëherë kur kishim nevojë më së shumti për të, por ai iki nga kjo botë i papërkulur, kryelartë e ballëhapur i vendosur e trim, jemi krenar që familjarët e qyteti i Gjilanit ka pasur në mesin e saj një profesor dhe një vizionar çfarë ishte Ruzhdi Ismajli, ndërsa ne sot me admirim të gjithë qytetarët e nxënësit e Gjilanit e kujtojmë veprën, dashurin dhe patriotizmin që kishte profesori për popullin e tij.

 

You Might Also Like